Vendosni fjalën kyçe....

Trump shënon fitoren e tij të parë në garën e republikanëve në Iowa


Presidenti amerikan Donald Trump ka shënuar fitoren e tij të parë zgjedhore të vitit 2020, në garën e Partisë Republikane.

Trump mori 96.5 përqind të votave për të rikandiduar si president, me dy kundërshtarët e tij, Bill Weld dhe Joe Walsh që morën vetëm 1.5 dhe 1.4% respektivisht.

Rezultati nuk ishte aspak befasues, megjithatë Trump kishte dërguar dy djemtë e tij atje. Megjithëse nbuk kishte asnjë rivalitet të vërtetë, kjo garë i dha fushatës Trump një shans për të praktikuar fushatën e vërtetë.

Ioëa në 2016-ën nuk ka qenë një territor fitimtar për Trump, me Ted Cruz që dilte në krye me 27.6% të votave ndaj 24.3% të Trump.

Por këtë radhë në disa qarqe, kishte 100% mbështetje për Trump, duke përfshirë këtu Lyon, Franklin, Emmet dhe qarqet Buena Vista në të cilat nuk u regjistrua asnjë votë kundër presidentit.

Ndërkohë për garën e demokratëve nuk ka ende asnjë rezultat zyrtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *