Vendosni fjalën kyçe....

Gara e demokratëve në Iowa, kryesojnë Pete Buttigieg dhe Bernie Sanders


Pas kaosit të krijuar në Iowa për shkak të një aplikacioni, dega e Partisë Demokratike atje ka publikuar rezultatet e grupeve.

Ata që kryesojnë janë Pete Buttigieg dhe Bernie Sanders, sipas rezultateve të pjesshme të votimit për të zgjedhur një kandidat për president.

Siç shkruan BBC, Partia Demokratike në Iowa tha që të dhënat nga 71% e zonave, treguan Buttigieg dhe Sandersa në krye, i pari me 26.8% të votave dhe i dyti me 25.2%.

Elizabeth Warren ishte e treta me 18.4% dhe Joe Biden në vendin e katërt me 15.4%.

Kandidati që do të zgjidhet në fund, do të sfidojë presidentin Donald Trump, në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë në nëntor.

Amy Klobuchar kishte 12.6% të mbështetjes, dhe Andrew Yang vetëm 1%, sipas rezultateve paraprake të publikuara të martën në mbrëmje nga të gjitha 99 qarqet e Iowa-s.

Tom Steyer dhe Tulsi Gabbard kishin me më pak se 1%.

Por në numërimin e votave popullore, rezultatet e pjesshme treguan që Sanders kryesonte me 32.673 fletëvotime, ndërsa Buttigieg ishte i dyti me 31.353. Warren ishte e treta me 25.692.

Gara në Iowa është konkursi i parë në një varg votimesh mbarëkombëtare, të njohur si faza e grupeve që do të kulmojë në kurorëzimin e një kandidati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *