Opozita që është në parlament ka kërkuar sot ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Deklarata është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të Pavarur, Nimet Musai nga Kryesia e Kuvendit.
Ai theksoi se sistemi zgjedhor në Shqipëri duhet të ndryshojë, të bëhet me lista të hapura dhe pa koalicione.
‘Kalimi drejt një sistemi zgjedhor me lista të hapura i jep zë individit, që e lidh drejtpërdrejt të zgjedhurin me zgjedhësin, që e pavarëson të zgjedhurin nga tutelat tradicionale partiake, e kryesisht nga tutelat e deridjeshme të drejtimit të dalë kohë të partive politike, më duket e pëlqyeshme, e si e tillë vlen të bëhet pjesë e analizës dhe diskutimit, sa politik, aq edhe teknik, këtu në Kuvendin e Shqipërisë.’ , tha Musai.