Të shtëna me armë janë rregjistruar në Shkodër mbrëmjen e sotme.
Raportohet se nga të shtënat është plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit në rrugën pedonale Kole Idromeno.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:30, ku nga të dhënat e para ka qenë një kalimtare e plagosur dhe jo shenjestra. Nuk dihet ende identiteti i të plagosurës, gjendja e saj dhe as rrethanat e kësaj ngjarjeje.