Dy shpërthime me tritol kanë ndodhur gjatë natës në Shkodër, në banesën e babait të ish- basketbollistit Nikolin Arra.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të natës. Shpërthimet kanë shkaktuar panik në të gjithë zonën, pasi zhurma ka qenë shumë e fortë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi familja Arra nuk ndodheshin në banesë, pasi prej kohësh janë larguar në SHBA dhe Irlandë.
Dera dhe muret e shtëpisë janë shkatërruar nga eksplozivi që ka shpërthyer. Tritoli duket se ka qenë një mesazh i drejtpërdrejt për familjen Arra, por policia ende nuk ka të dhëna për autorët.
Kujtojmë se Nikolin Arra, i cili ka punuar edhe si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave në Shkodër, është arrestuarnë korrik të 2015-ës, gjatë operacionit ‘Evazioni’ për mosmarrje të masave të duhura administrative ndaj subjekteve tregtare që ushtronin aktivitet tregar në kundërshtim me ligjet tatimore.