Vendosni fjalën kyçe....

Foshnja në Kinë diagnostikohet me koronavirus 30 orë pas lindjes

Një foshnje e porsalindur në Kinë është diagnostikuar me koronavirusin e ri vetëm 30 orë pas lindjes, duke u bërë rasti më i ri i regjistruar deri më tani.

BBC shkruan se foshnja lindi në 2 shkurt në qytetin e Wuhanit, i cili është dhe epiqendra e virusit.

Nëna e foshnjës rezultoi pozitive ndaj virusit përpara se të sillte në jetë foshnjën e saj. Por është e paqartë se kur virusi u transmetua tek foshnja, kur ndodhej në barkun e nënës apo kur lindi.

Vetëm një pjesë e vogël e fëmijëve janë prekur nga virusi, i cili deri më tani ka vrarë 563 njerëz dhe ka infektuar 28.018 të tjerë.

Sipas medias shtetërore në Kinë, Xinhua, foshnja që peshonte 3.25 kg tanimë është në gjendje të qëndrueshme dhe po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *