Vendosni fjalën kyçe....

Dyshimet se favorizuan kultivimin e kanabisit dhe ndërtimet pa leje, pezullohen 7 policë në Durrës


SHÇBA ka pezulluar 7 policë të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën. Hetimi rezulton për vitin 2019 dhe është evidentuar që 7 policët e pezulluar kishin favorizuar kultivimin e kanabisit, ndërtimeve pa leje, kishin manipuluar apo fshehur ngjarje kriminale, kishin penguar zbulimin e fakteve dhe të vërtetës apo nuk kishin raportuar fare këto ngjarje.

Po ashtu gjatë këtij hetimi janë sekuestruar edhe disa sasi kanabisi dhe u asgjësuan disa bimë narkotike.

Saktësisht janë pezulluar Xhevahir Babasi, punonjës i Patrullës së Përgjithshme, M. Celami, Ndihmës/specialist për Rendin, Nuri Sefa, Ndihmës/specialist për Rendin, Kadri Daci, Ndihmës/specialist për Rendin, Dervish Sana, Ndihmës/specialist për Rendin, S.D., Ndihmës/specialist për Rendin, F.B., punonjës i Patrullës së Përgjithshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *