Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka përshëndetur deklaratën e Këshillit të Evropës se në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje pluraliste.
Basha e konsideroi betejën për zgjedhje të lira si më jetiken sot, duke shtuar më tej se nëpërmjet tyre do i rikthehet qytetarëve qeverisja legjitime.
“Përshëndes deklaratën e Misionit të KiE që ritheksoi se në 30/06 nuk pati zgjedhje, se pushteti vendor sot nuk është pluralist, dhe as i qytetarëve. Beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ti kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore”-shkruan Basha në Twitter.