Vendosni fjalën kyçe....

Grenell reagon ndaj Veselit: Taksa ndaj Serbisë duhet të hiqet, e ka kërkuar SHBA-ja


I dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell përmes një postimi në Twitter, i ka thënë kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, se taksa ndaj mallrave serbe duhet të hiqet dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka të drejtë në këtë drejtim.

Kadri, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Kosova të heqë tarifat 100%. Ajo dëmton Kosovën dhe pengon bizneset në krijimin e vendeve të punës. Albini ka të drejtë për këtë”- ka shkruar Grenell.

Të enjten kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur shqetësim për siç ka thënë ai “ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *