Vendosni fjalën kyçe....

Blogeri që kundërshtonte Putinin vritet brenda dhomës së hotelit në Francë


Një bloger anti-Putin, është vrarë në një hotel në Francë, javën e kaluar. Bëhet fjalë për Imran Aliev, i cili kishte kundërshtuar të dy, Vladimir Putinin dhe liderin çeçen Ramzan Kadyrovin.

Siç shkruan Daily Mail, Aliev u gjet me thyer në fyt në një dhomë hoteli në Lille dhe policia Franceze beson se vrasja e tij ishte ‘e motivuar politikisht’.

Ata dyshojnë te miku i tij që e shoqëroi në udhëtim, i cili u zhduk menjëherë pas vrasjes. Ata kishin udhëtuar nga Belgjika në Francën veriore me tren më 29 janar, ku ata u akomoduan në një hotel. Menaxheri shkoi të kontrollonte të ftuarit të nesërmen dhe zbuloi trupin e Aliev. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një thikë, e cila është dërguar në laboratorin mjekoligjor për analiza.

“Aliev u largua nga Belgjika të mërkurën, ku ai ishte nën mbrojtjen e policisë për shkak të kërcënimeve nga Rusia dhe Çeçenia për bllokimin e tij të opozitës. Ai ishte i shoqëruar nga një çeçen tjetër, të cilin ne e kemi identifikuar me provë bazuar në dokumentet e tij të udhëtimit”- tha një zyrtar i lartë i policisë franceze.

Ai shtoi se Franca nuk kishte kontaktuar ende me Rusinë për t’i kërkuar ndihmë në këtë çështje.

Aliev ishte me origjinë nga Çeçenia, një rajon juglindor në Rusi. Ky rajon ka parë dy luftëra brutale për pavarësi në dekadat e fundit. Rajoni është kontrolluar nga Kadyrov qënga viti 2007 me miratimin e Moskës. Ai postonte shpesh herë video në ‘Youtube’ që ishin kritike për qeverinë çeçene nën pseudonimet “Mansur Stariy” ose “Mansur Old”.

Vrasja e tij është vdekja e fundit që ka ngritur shqetësime të shumta për një skuadër vrasësish rusë që po qarkullon në Evropë.

Kujtojmë vrasjen e komandantit rebel çeçen, Zelimkhan Khangoshvili, i cili u qëllua për vdekje në mes të një parku në Berlin, si dhe tentativën për të vrarë Sergei dhe Yulia Skripal-in në Angli.

Vladimir Putin dhe Ramzan Kadyrov


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *