Këtë të diel kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, specifikisht në Abu Dhabi ku është takuar me Princin e Kurorës, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.
Ai ka publikuar në “Facebook” një video nga ky takim, ku bën të ditur se në thelb të bisedës me princin e Kurorës është ndihma për rindërtimin e dëmeve që u shkaktuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama nuk ndodhet i vetëm në këtë vizitë, pasi ai është i shoqëruar nga dy ministrat Arben Ahmetaj dhe Anila Denaj.
Kujtojmë se në raportin e fundit të qeverisë të bërë të ditur nga Bledi Çuçi, dëmet e tërmetit llogariten deri në 985 milionë euro.
Kujtojmë se më 17 shkurt do zhvillohet Konfereca e Donatorëve në Bruksel, ku pritet të mblidhen fonde për rindërtimin pas tërmetit.