Vendosni fjalën kyçe....

“Karma kapi një përdhunues” – drejtoresha e një shkolle detyrohet të japë dorëheqjen pas postimit për Kobe Bryant


Drejtoresha e një gjimnazi në Uashington është detyryar të japë dorëheqjen, pasi mori kërcënime në rrjet. Kjo për shkak të një postimi që kishte bërë ajo në faqen e saj personale në “Facebook” mbi vdekjen e basketbollistit Kobe Bryant.

“Nuk do të gënjej. Më duket se karma kapi sot një përdhunues.”- shkruante Lisa Sejkora ditën kur doli lajmi për vdekjen e basketbollistit.

Më vonë ajo e fshiu postimin dhe kërkoi falje, ku i quante fjalët e saj ‘të papërshtatshme’. Por kjo nuk mjaftoi.

Siç shkruan Daily Mail, të premten mbikëqyrësi Jeff Snell njoftoi dorëheqjen e drejtoreshës Liza Sejkora, në një konferencë shtyp.

‘Kam pranuar dorëheqjen e Dr.Sejkora si drejtoreshë e Shkollës së Mesme të Camas. Humbja e një drejtori gjatë vitit shkollor në këtë mënyrë, është padyshim shumë e vështirë”- tha Snell.

Sejkora shprehej në letrën e dorëheqjes së saj se studentët dhe stafi meritojnë të kenë një mjedis mësimor pa përçarje.

Ish-basketbollisti Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe shtatë të tjerë u vranë në një përplasje me helikopter më 26 janar në Kaliforni.

Kujtojmë se Bryant u akuzua në vitin 2003 për dhunimin e një punonjësjeje 19-vjeçare në një vendpushim në Colorado. E reja ngriti një padi kundër Bryant por që në fund u zgjidh jashtë gjykatës. Kjo është dhe historia që drejtoresha i referohet kur e quan Bryant një përdhunues. E ajo nuk është e vetmja. Një gazetare ka bërë të njëjtën gjë, por pasi u pezullua për pak kohë gazetarja i rikthye në punë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *