Vendosni fjalën kyçe....

“I gjeta demokratët të mobilizuar, ndryshimi është vetëm çështje kohe” – Bardhi takime në qarkun e Vlorës


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, ka zhvilluar takime me strukturat drejtuese dhe mbështetësit e PD në qarkun e Vlorës.

Numri dy i selisë blu shkruan se demokratët janë të mobilizuar për t’i prurë ndryshimit.

Ai shkruan më te se Vlora, Saranda e Delvina janë shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Rama dhe trafikantët e drogës ndërsa thekson se ndryshimi është vetëm çështje kohe.

‘Nga turi kombëtar me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, takimet në qarkun e Vlorës duhet t’i veçoj si mbresëlënëse. Në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë i gjeta demokratët të mobilizuar për t’i prirë ndryshimit. Nga bashkëbisedimi i hapur kuptova se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë. Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje. Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe!’ – shkruan Bardhi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *