Ylli i filmit ‘Joker’, Joaquin Phoenix, e përdori kohën e tij në skenën e çmimeve Oscar për t’u predikuar njerëzve lidhur me ngrënien e drithërave e pirjen e qumështit.
Pasi fitoi çmimin si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin ‘Joker’, Phoenix u ngjit në skenë dhe foli nga pirja e qumështit deri te ‘plaçkitja’ e burimeve të botës.
Aktori, i cili është një vegan i hapur, bëri me turp njerëzit për përdorimin e qumështit në drithëra dhe kafe.
‘Ne mendojmë se kemi të drejtë të farëzojmë artificialisht një lopë dhe kur ajo lindë një viç, ne i vjedhim beben edhe pse klithmat e saj të ankthit janë të ppagabueshme dhe më pas marrim qumështin e saj që është i destinuar për viçin e saj dhe e fusim në kafe dhe drithëra.’
Më tej aktori tha se njerëzit ishin shumë të shkëputur nga bota e natyrshme dhe po plaçkisnin burimet e saj natyrore.