Mbrojtësi brazilian i Lionit, Fernando Marcal, pati një natë për t’u harruar në ndeshjen e së dielës ndaj PSG-së në kampionatin francez.
Teksa u përpoq të largonte një top nga zona e tij pas një sulmi të kundërshtarit, ai e dërgoi atë në trekëndëshin e portës së ekipit të tij, duke shënuar një autogol spektakolar.
Goditja e tij erdhi pas një krosi nga ana e mesfushorit gjerman të PSG-së, Draxler dhe Marcal në vend që të largonte topin jashtë fushe, e futi në portën e tij.