Sulmuesi belg i Interit, Lukaku, ka ‘ngacmuar’ suedezin e Milanit, Ibrahimoviç, pas fitores së zikaltërve mbrëmjen e djeshme me rezultatin 4-2.
‘Ka një mbret të ri në qytet.’ – ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Milani ishte dukur fituar në pjesën e parë të derbit në San Siro, me 38-vjeçarin Ibrahimoviç që shënoi golin e dytë tpër ekipin e tij.
Me fillimin e pjesës së dytë, Interi shënoi katër gola duke përmbysur gjithçka. Njëri prej tyre u shënua pikërisht nga Lukaku që nuk ka humbur kohë për të ngacmuar Ibrahimoviçin, i njohur për reagimet e tij spektakolare në fushë dhe jashtë saj.