Vendosni fjalën kyçe....

Politikë me bollëk në “Oscars 2020”, Ricky Gervais godet sërish: Kur ligjëron aq shumë ka efektin e kundërt


Ricky Gervais ka kritikuar ceremoninë e këtij viti të Çmimeve Oscar për shkak të bollëkut të komenteve politike e sociale.

Gervais mori shumë lavdërime në mediat sociale si moderator i ceremonisë së Golden Globes të këtij viti për shkak të monologut të tij ku kritikoi industrinë e argëtimit për hipokrizi.

“Nëse fitoni një çmim sonte, mos e përdorni atë si një platformë për të mbajtur një fjalim politik. Ju nuk jeni në gjendje t’i ligjëroni publikut asgjë. Ju nuk dini asgjë për botën e vërtetë. Shumica prej jush harxhoi më pak kohë në shkollë sesa Greta Thunberg. Pra, nëse fitoni, dilni, pranoni çmimin tuaj, falënderoni agjentin tuaj, falënderoni Zotin tuaj, dhe zhdukuni“- u tha Gervais të pranishmëve.

Por këto këshilla duket se u harruan në mbrëmjen e së dielës, kur fituesit dhe prezantuesit e çmimeve prekën tema të ngarkuara politikisht, si gjyqi i presidentit Trump, kujdesi shëndetësor dhe ndryshimi i klimës.

E siç shkruan Fox News, Gervais kishte akoma diçka për të thënë për këtë.

“Unë nuk kam asgjë kundër njerëzve më të famshëm në botë që përdorin platformën e tyre të privilegjuar, globale për t’i treguar botës atë që ata besojnë. Unë madje jam dakord me pjesën më të madhe të tyre. Unë thjesht u përpoqa t’i paralajmëroj se kur ata i ligjërojnë çdo ditë, njerëzve që punojnë fort, ajo ka efektin e kundërt. Paqe”– shkroi ai në “Twitter”.

Sipas ‘The Hollywood Reporter’, ceremonia e Oscar-ëve pati mesatarisht 23.6 milion shikues të dielën, audienca më e vogël që ka patur ndonjëherë.

Disa fitues injektuan politikë në ceremoni, duke filluar nga Brad Pitt tek Joaquin Phoenix.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *