Atletja shqiptare Luiza Gega renditet e dyta në garën e 3000 metrave të Dortmundit. Gega e kaloi finishin me kohën 8 minuta, 52 sekonda e 59 të qindat, duke lënë pas një rivale të hershme si gjermania Gesa Krause.
Por ajo u mund nga Melissa Courtney-Bryant e cila fitoi dhe garën me një kohë prej 8 minutash, e 49 sekondash e 78 të qindtat.
Kampionia shqiptare po përgatitet për të tjera synime madhore, si kampionati europian në Paris dhe Lojërat Olimpike në Tokio, aktivitete që do të zhvillohen gjatë verës.
Kujtojmë se Gega doli e nënta në Kupën e Botës në Doha dhe zv.kampione e Evropës në kampionatin e 2016-ës në Amsterdam.
Këtë të diel suksese pati edhe një tjetër atlete shqiptare, Redia Dauti e cila u shpall nënkampione e Ballkanit U20 në 1500 metra në salla të mbyllura në kampionatin e mbajtur në Stamboll.