Vendosni fjalën kyçe....

Basha shfaqet në servisin e Nikut: Biznesi i vogël sot përballet me vështirësi të mëdha


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ditën e sotme ka shpërndarë një video ku shfaqet në një biznes të vogël servis makinash ku zhvillon një bashkëbisedim me pronarin i cili i tregon se ka vështirësi në punën që bën.

Basha shkruan se biznesi i vogël sot përballet me vështirësi të mëdha duke shtuar se në programin e PD-së ky sektor do jetë prioritar.

Në servisin e makinave të Nikut, sipërmarrësit kurajoz që e ka ngritur biznesin e tij mes vështirësive dhe sakrificave. Biznesi i vogël që mbijeton sot mes vështirësive të mëdha është një nga prioritetet kryesore të programit ekonomik të PD në drejtim të vendit”-shkruan Basha në mesazhin e tij, bashkangjitur videos.

Bashkëbisedimi i Bashës me sipërmarrësin

Basha: Niku si keni qenë?
Niku: Mirë
Basha: Si i ke nga shtëpia? I martuar?
Niku: Beqar
Basha: Sa vjeç je?
Niku: 30
Basha: Qenke djalë i ri fare.. Profesione të ndryshme..

Niku: Elektroautë, xhenerikë. Por pak problem që të gjesh mekanikë specialistë. Në përgjithësi kanë ikur në Gjermani shumë
Basha: Sa është rroga mesatare enjë punonjësi? Bashkë me shpërblimet?
Niku: 450-500
Basha: Çfarë mendoni se duhet të bëjmë me ju ndihmuar ju si biznes? Jo vetëm për tatin, por në tërësi
Niku: Që të ketë më shumë njerëz dhe të ketë pak rritje rrogash
Basha: Çmimi i karburantit është problemi kryesor
Niku: Po shumë
Basha: Këtu dhe cilësua është e keqe, që ua shkatërron makinë më shpejt…
Kolegu i Nikut: Vinë makinat me ujë komplet
Basha: Niku po ju qenkeni high-tech fare…
Niku: Mundohemi
Basha: Çuna punë të mbarë. Faleminderit për mikpritjen


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *