Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kuvendi po bën veprime ilegjitime duhet të ishte vetëshpërndarë


Kreu i Shtetit Ilir Meta në një intervistë për Euronews me Ilva Taren është pyetur nëse do të shpërndate parlamentin pasi nuk ka numrin e plotë të deputetëve.

“S’jam votuar nga ky Kuvend dhe jam shumë i lumtur për këtë,” ishte reagimi i parë i kreut të shtetit.

“Situata në Parlament nuk është normale dhe kjo është përgjegjësi e dy palëve,” u përgjigj presidenti Meta.

Edhe e mazhorancës që i ngushtoi opozitës hapësirat, por edhe opozitës që zgjodhi rrugën e delegjitimimit të institucioneve,”-shto ai.

Sipas Presidentit, Kuvendi po bën veprime ilegjitime që prej largimit të opozitës.

Unë mendoj që ky Kuvend që bën veprime të tilla që po fton me shpejtësi të madhe delegjitimimin e të gjitha institucioneve, e vetmja punë e mirë që duhet të bëjë është të vetëshpërndahet”- tha z. Meta.

Presidenti vazhdoi më tej duke e cilësuar punën e parlamentit të shkëputur nga realiteti dhe që nuk ofron garanci për normalitet politik dhe institucional të vendit.

 “Parlamenti jashtë standardeve të kushtetutës se duhet të kishte 140 deputetë. Zëvendësimi i deputetëve ka ndodhur në mënyrë të paligjshme kur kodi ka procedura të qarta. Presidenca është kala për mbrojtjen e Kushtetutës, ndaj mazhorancës, opozitës, ndaj vagabondëve ndërkombëtarë që e dinë që kushtetuta e Shqipërisë që mund të përdhoset. Deri më 24 korrik të 22 është kala nuk afrohet njeri për kushtetutën”-tha Kreu i Shtetit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *