Rreth 242 njerëz kanë humbur jetën brenda ditës së mërkurë nga koronavirusi në Kinë, duke shënuar ditën më vdekjeprurëse të shpërthimit të epidemisë.
Po ashtu ka pasur një rritje të madhe të numrit të rasteve, me 14.840 njerëz që janë diagnostikuar me virus.
Deri të mërkurën, siç shkruan BBC, numri i njerëzve të diagnostikuar ishte duke u stabilizuar. Por rastet e reja e kanë çuar numrin e vdekjeve brenda Kinës mbi 1.350, e me gati 60,000 të infektuar në total.
Ndërkohë në Kinë ka patur shkarkime e zëvendësime nga puna për shkak të koronavirusit. Sekretari i Partisë Komuniste në Hubei, Jiang Chaoliang, është zëvendësuar nga shefi i partisë në Shanghai, Ying Yong. Shefi i partisë së Ëuhan-it gjithashtu është shkarkuar.
Ky është ndryshimi i parë i madh i zyrtarëve të partisë komuniste në Hubei, që prej fillimit të shpërthimit.