Një person është arrestuar në Lushnjë, pasi akuzohet se organizonte veprimtari të paligjshme lojërash fati.
Gjatë kontrollit në mjedisin që menaxhohej nga 32-vjeçari me iniciale E.M., policia gjeti 3 laptop, 24 tableta si dhe 6 bileta lojrash fati.
Njoftimi i policisë
Kontrolle për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas pasi ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.
Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personve që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”, pasi në ambientin e lokalit që ky shtetas menaxhonte, ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 laptop te markës “HP” me logo si ato të lojrave te fatit, 24 tableta të markës “ Samsung” me logo si ato të lojrave te fatit, 6 bileta si ato lojrave të fatit me siglën “Top Game Racing” dhe 2 printera, të cilat shërbenin për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.