Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ndryshimi i kufijve nuk është zgjidhja, Kosova dhe Serbia duhet të njohin njëra tjetrën


Kreu i Shtetit Ilir Meta, në festën e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tiranë me rastin e Pavarësisë ka dhënë një mesazh ku ka nënvizuar se mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë një njohje të ndërsjellë dhe se ndryshimi i kufijve nuk është zgjidhja.

Meta gjithashtu deklaroi se rajoni duhet të udhëhiqet nga standardet evropiane dhe të respektohen të drejtat e çdo pakice.

Nuk ka popull të keq dhe popull të mirë, por ka politikë të mençur, vizionare, dhe politikë vrastare e shkatërruese. Kjo është e vlefshme për të gjithë vendet e të gjithë popujt. Në Ballkan, çdo popull e çdo komb është shumicë në një shtet dhe është pakicë në një shtet tjetër dhe zgjidhja kurrë nuk mund të jetë ndryshimi i kufijve, por respektimi i njëjtë i standardeve evropiane të çdo pakice në çdo vend.

Na mbetet ta bëjmë rajonin tonë më të fortë, më të besueshëm, e mbi të gjitha më atraktiv, në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi. Është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç u zgjidh mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në zemër të një marrëveshjeje dhe normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve. Kjo do bënte një çlirim të jashtëzakonshëm të energjive pozitive në gjithë rajonin tonë”-tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *