Vendosni fjalën kyçe....

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese, delegacioni i Komisionit të Venecias takon nesër opozitën e bashkuar


Opozita jashtëparlamentare do të takohet ditën e premte me delegacionin e Komisionit të Venecias, që ka ardhur për të mbledhur fakte lidhur me procedurën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. ‘Venecia’ do të takohet në orën 8:15 në ambientet e hotel Rogner me kreun e PD-së, Lulzim Basha, nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi dhe ish-deputetin Oerd Bylykbashi.

Takimi do të jetën në kuadër të një mëngjesi punë, ndërsa më pas kryedemokrati Basha do të mbajë një komunikim me gazetarët.

Në takim do të diskutohet në lidhje me çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pas precedentit Arta Vorpsit, e cila ishte dhe ‘shkaku’ që solli miratimin e ligjit në Kuvend, ku presidentit i vendoset një afat kohor për të thirrur në ceremoninë e betimi anëtarët e gjykatës Kushtetuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *