Në debatin mes kryeministrin Edi Rama dhe gazetarëve në emisionin “Opinion” ka ndodhur përplasje lidhur me dinamikat e politikës dhe nismave të qeverisë.
Debati:
Edi Rama – Unë flas me fakte
Artan Hoxha – Po fakt është ajo
Edi Rama – Keni marrë ndonjë gjë sot apo jeni esëll
Artan Hoxha – Unë jam nga krahu tjetër
Klodiana Lala – Kryeministri ka ardhur…
Edi Rama – Po pusho moj pusho
(Edi Rama – Shhhhhhh…..)
Klodiana Lala – Kryeministri ka ardhur për të folur për këta personazhet e botës së krimit këtu, të cilët pjesa më e madhe e tyre janë liruar në kohën që zoti Rama vazhdon të jetë në pushtet. Lulzim Berisha është liruar me betimin e një prej anëtarëve të kryesisë të partisë socialiste.
Edi Rama – Po si s’të vjen turp moj zonjë kam ardhur këtu të jap përgjigje jot ë dëgjoj broçkullat e tua
Klodiana Lala – Unë pot ë them fakte, ma kundërshto që nuk është liruar me bekimin e Vangjush Dakos dhe unë do të kërkoj falje publike
Edi Rama – Zonjë nuk kam ardhur të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të kërkoj falje ty, nuk kam ardhur të bëj debat me ty, kam ardhur të flas me publikun. Ju vini këtu dhe torolisni opinionin publik me budallallëqe
Blendi Fevziu – Ju mor zotëri nuk torollisim ne këtu opinionin publik
Edi Rama – Do më lini të flas dhe të shpjegoj apo të vazhdoj të bëj me ju atë që di unë të bëj me ju
Blendi Fevziu – Jo nuk është nevoja të kërcënosh, përgjigju pyetjes.