Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias: Vendi në krizë të thellë, opozita dhe shqiptarët do përballen me njerëzit që e kanë marrë peng


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias zbuloi disa nga temat e diskutimit duke theksuar se në qendër ishin shteti i së drejtës dhe institucionet e drejtësisë.

Vendi është në krizë të thellë, ilustrimi  më i mirë janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti që nuk pret për opinionin e Venecias, por forcon kapjen e shtetit, drejtësisë, kushtetueses. Vendi është në kolaps, jeta dhe sigurua është e kërcënuar se shteti sot nuk është i shqiptarëve por i pushtetarëve të lidhur me kriminelët që kanë kapur zgjedhjet, bashkitë parlamentin, gjykatat, gjithçka”- tha Basha.

Ai theksoi se me delegacionin është diskutuar problematikën që është rënduar nga viti në vit që nga kapja e drejtësisë nga një qeveri që mbron e fsheh krimin e vet.

“Rruga e daljes është e qartë, të kemi parlament që është produkt i votës së qytetarëve”- tha Basha.

Më tej kryedemokrati theksoi se zgjidhja nuk është për politikën por për shqiptarërt.

Zgjidhja që kërkojmë nuk e duam për veten, sakrifikuam gjithçka për ti hapur rrugë zgjidhjet politike për shqiptarët, nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë pushtetin e paligjshëm, paratë e krimit dhe të vërë interesat e pushtetit të vet dhe të krimineleve kundër shqiptarëve atëherë opozita me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie evropiane për tu përballur me një grusht njerëzisht që ka marrë peng vendin”-tha Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *