Autoriteti i Konkurrencës ditën e sotme ka marrë një vendim lidhur me çështjen dhe shqetësimet e ngritura në media për rritjen e çmimeve për shërbimet celulare.
Në vendimin e publikuar nga Autoriteti i Konkurrencës thuhet se kompanitë celulare duhet që jo më vonë nga dita e sotme të ndërpresin rritjen e çmimit deri në përfundim të procesit të hetimit.
Në rast të moszbatimit të vendimit kompanitë do gjobitem me 10% të xhiros vjetore.
Vendimi:
Komisioni i Konkurrencës, bazuar në nenin 4, nenin 24, shkronja (d) dhe nenin 44 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar,
VENDOSI:
I.Marrjen e masës së përkohshme si vijon:
a)Ndërprerjen e menjëhershme dhe jo me vonë se 5 ditë nga njoftimi i këtij vendimi, të aplikimit të paketave të reja standarde 30 ditore me parapagesë, për ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom.
II.Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore.
III. Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të cituara në pikën (I) të këtij vendimi, ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom ndëshkohen me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës në zbatim të nenit 74, pika 1, gërma b) të ligjit nr. 9121/2003.
IV.Në rast të moszbatimit të masave të përkohshme brenda afateve të përcaktuara në këtë vendim, Komisioni i Konkurrencës vendos gjoba periodike deri në 5 % të xhiros mesatare ditore, deri sa ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom të veprojë në përputhje me vendimin për masat e përkohshme, në zbatim të nenit 76, pika 1, gërma b) të ligjit nr. 9121/2003.
*Vendimin e plotë të Autoritetit të Konkurrencës mund ta lexoni këtu