SHBA-ja e talibanët afganë kanë arritur një marrëveshje për të zvogëluar përplasjet mes tyre.
Pakti potencialisht mund të çojë në tërheqjen e mundshme të forcave amerikane nga Afganistani pas afro dy dekadash luftimesh, thonë raportet që citojnë zyrtarë anonimë amerikanë.
Marrëveshja mund të shtrojë rrugën mes SHBA-së e talibanëve për të përfunduar një marrëveshje të nisur prej kohësh.
Nga sulmet e fundit të talibanëve kanë humbur jetën dy ushtarë amerikanë ndërsa numri i ushtarëve e policëve afganë të vrarë muajt e fundit është disa dhjetëra.