Grabitet në mes të ditës një argjendari në qytetin e Elbasanit. Argjendaria ndodhet përballë Drejtorisë së Policisë së këtij qyteti.
Sipas gazetës Panorama, një person i ka vënë armën në kokë pronares së argjendarisë duke i kërkuar t’i japë paratë dhe bizhuteritë.
E frikësuar për jetën e saj, pronarja i ka dhënë një sasi të konsiderueshme floriri, vlera e të cilit nuk bëhet e ditur.