Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga Fieri: Taksat janë shtuar, emigracioni vetëm vitin e shkuar u rrit me 22%


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë në qytetin e Fierit.

Në fjalën e saj, kryetarja e LSI-së u shpreh se prej disa muajsh gjithë strukturat e partisë kanë nisur fushatën e anëtarësimeve të reja dhe afrimit të të rinjve. Kryemadhi u shpreh se afrimi i të rinjve në parti nuk është një slogan, por një nismë konkrete që synon të afrojë të rinjtë me vendimmarrjen politike.

Prej 2-3 muajsh jemi në fushatën e anëtarësimeve të reja. Angazhimi jone nuk do të ndalet, Shqipëria prej kohesh nuk shikohet si një shtëpi nga qeveria. Ju e ndjeni çdo ditë që në xhepat tuaja pakësohen paratë po shtohen taksat, çmimi energjisë, ujit…Kjo ka sjellë që shqiptarët të largohen. Vetëm vitin kaluar emigracioni u rrit me 22%”,- tha kryetarja e LSI.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *