Vendosni fjalën kyçe....

Po shkonte të mbushte ujë, makina përplas rëndë gruan në Lushnjë


Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën nacionale Pushimi i Shoferit-Divjakë.

Mësohet se një automjet fuoristradë tip “Nissan” me targa AA473 ka përplasur një kalimtare pranë fshatit Mertish.

E plagosura është Liri Ndoni, 60 vjeç e cila është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës.

E moshuara po tentonte të kalonte rrugën për të mbushur ujë, në momentin që e ka përplasur makina.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *