Rudy Giuliani, i cili është avokati i presidentit të SHBA-së, Donald Trump-it ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ambasadat amerikane në Europën Lindore, ku përfshihet dhe Shqipëria.
Ai ka deklaruar se miliarderi liberal George Soros i përdor ambasadat amerikane në Europën Lindore, për të sulmuar kundërshtarët e tij.
Madje e konsideron se armikun kryesor të republikanëve.
“Soros është armiku numër 1 i Partisë Republikane.
Ai është një anarkist. Ai ka themeluar DA-në për të liruar kriminelët.
Dhe në Europën Lindore, ai përdor ambasadat amerikane për të mbrojtur organizatën e tij dhe sulmuar kundërshtarët.
Ndiqni të mërkurën e kësaj jave rudygiulianics.com.”– shkruan Giuliani.
Akuza të tilla ndaj George Soros janë bërë vazhdimisht në Europë e në veçanti në Shqipëri. Presidenti i vendit Ilir Meta disa muaj më parë për lidhjen e tij me kryeministrin Edi Rama dhe ndërhyrjen në Reformën në Drejtësi duke e kthyer në një koloni.
“Fondacionet për një Shoqëri të Hapur” të George Soros janë një rrjet ndërkombëtar organizatash jofitimprurëse, të pavarura, jo qeveritare dhe jo politike që mbështesin financiarisht grupe të shoqërisë civile në sektorë të drejtësisë, arsimit, shëndetit publik dhe shtypit të pavarur në mbarë botën. Në Shqipëri “Fondacioni Soros” e zhvillon aktivitetin që prej vitit 1994.