Vendosni fjalën kyçe....

Athina paralizohet të martën, grevë 24-orëshe e punonjësve të transportit


Të martën kryeqyteti grek Athina do paralizohet për shkak të një greve të paralajmëruar të mjeteve të transportit.

Tramvajet, metrotë, hekurudhat e autobusët kanë paralajmëruar një grevë 24-orëshe në protestë ndaj projekt-ligjit të sigurimeve shoqërore të qeverisë.

Në një deklaratë të shtunën, Kompania e Transportit Hekurudhor Urban në Athinë (STASY) denoncoi legjislacionin e ri, duke thënë se qeveria nuk e ka mbajtur premtimin e saj për të rritur pensionet.

‘Rritja e premtuar e pensioneve në fund të fundit është thërrime kur krahasohet me humbjet e të ardhurave të bëra gjatë dekadës së fundit,’ tha STASY.

Nga ana e saj, sindikata e punëtorëve që përfaqëson punonjësit e metrove tha se projekt-ligji ‘privatizon sigurimet shoqërore dhe shtyn mijëra punëtorë te siguruesit privatë.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *