Vendosni fjalën kyçe....

Elton John me pneumoni, ndërpret koncertin mes lotësh: Dhashë çfarë munda (VIDEO)


Sir Elton John është detyruar të anulojë një koncert në Zelandën e Re pasi është sëmurë me pneumoni.

Muzikanti 72 vjeçar, humbi zërin në mes të rrugës për në Stadiumin e Auckland-it të dielën.

“Unë thjesht kam humbur plotësisht zërin tim. Unë nuk mund të këndoj. Unë kam për të shkuar. Më vjen keq.”– i tha Sir Elton John turmës.

Ai shpërtheu në lot ndërsa u mbështet në piano dhe tundi kokën. Publiku i dha këngëtarit anglez shumë duartrokitje dhe brohoritje, ndërsa ai ecte i ndihmuar nga disa persona.

Pneumonia atipike, është një lloj infeksioni i mushkërive që shpesh shkaktohet nga bakteret ose viruset. Është më pak e rëndë se llojet e tjera të pneumonisë, e shumica e të sëmurëve nuk kërkojnë kujdes mjekësor. Simptomat janë të krahasueshme me ato të një ftohjeje të keqe, shpesh me kollë, dhimbje në gjoks, dhimbje të fytit dhe dhimbje koke.

BBC shkruan se Elton John u kontrollua nga një mjek në gjysmë të rrugës për në shfaqje dhe pavrësisht sëmundjes së tij, ai ishte në gjendje të këndonte disa këndë.

Por në fund, ai nuk ishte në gjendje të mbaronte koncertin. Menjëherë pas largimit nga skena, Sir Elton u kërkoi falje fansave të përmes një postimi në Instagram.

“Unë luajta dhe këndova me zemër, derisa zëri im nuk mund të këndonte më. Jam i zhgënjyer, i mërzitur thellë dhe më vjen shumë keq. Unë dhashë atë çfarë munda. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme dhe gjithë dashurinë që më treguat gjatë performancës sonte. Unë jam përjetësisht mirënjohës. Me dashuri, Elton”– shkroi ai.

Ndërkohë organizatorët e turneut thanë se shfaqjet e radhës të këngëtarit britanik në Auckland të parashikuara për të martën dhe të enjten do të realizohen siç ishin planifikuar.

 

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *