Vendosni fjalën kyçe....

Vriten 22 njerëz në Kamerun, shumica fëmijë, disa u dogjën të gjallë


Të paktën 22 njerëz janë vrarë në një sulm ndaj një fshati në veri-perëndim të Kamerunit. BBC shkruan se mbi gjysma e të vrarëve ishin fëmijë, dhe disa prej tyre raportohet se u dogjën të gjallë.

Askush nuk ka marrë përgjegjësi për incidentin, por një parti opozitare ka fajësuar ushtrinë.

Qeveria e Kamerunit, e cila ka tre vjet duke luftuar separatistët në rajon, ende nuk ka komentuar sulmin. James Nunan, një zyrtar nga agjensia e OKB-së për koordinimin humanitar tha se mes të vrarëve ishte dhe një grua shtatzënë.

Katërmbëdhjetë fëmijë, nëntë prej të cilëve ishin nën moshën pesë vjeç, ishin gjithashtu midis të vdekurve.

Sipas Nunan, incidenti ka “tmerruar” popullsinë vendase.

“Cilido grup ta ketë bërë këtë ka kërcënuar se do të ketë më shumë dhunë në të ardhmen”– tha ai. “Njerëzit me të cilët kemi biseduar janë jashtëzakonisht të traumatizuar dhe nuk e prisnin këtë.”

Në një deklaratë, një nga partitë kryesore të opozitës së vendit – Lëvizja për Rilindjen e Kamerunit – fajësoi “regjimin diktatorial” dhe kreun e forcave të sigurisë së Kamerunit për sulmin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *