Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha e merr seriozisht “Instagram”-in, i kërkon ndjekësve të publikojnë fotot e tyre me frazën e tij


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se e ka marrë seriozisht përmirësimin e llogarisë së tij në “Instagram”, të cilën më parë e ka pas lënë pas dore.

Ditën e djeshme publikoi një foto me gruan e tij Aurela , ku shfaqej i veshur sportiv e sot ka një kërkesë për ndjekësit e tij. Nuk shtron më një pyëtje siç bëri dy ditë më parë, por kërkon që ndjekësit e tij të publikojnë doton e tyre më të mirë me hashtagun”Ditemetemira.

Basha thotë se çdo ditë është një mundësi e re për të bërë përpara në ndryshimin e vendit, por nuk është e qartë se çfarë ndryshimi mund të sjellë publikimi i këtyre fotove.

“Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit. Ndaj sot kam shumë dëshirë t’ju kujtoj se ne mund të sjellim ndryshimin, mjafton ta dëshirojmë e punojmë për të! Ju ftoj të postoni foton tuaj sot me hashtagun #DiteMeTeMira– shkruan Basha.

Kryedemokrati që në janar ka nisur një fushatë të re në rrjetet sociale për të përmirësuar imazhin e tij, e përveç “Facebook”-ut po punon edhe me “Instagram”-in.

Por në postimet e mëparshme ka rënë në kopjim të stilit të kryeministrit Edi Rama. Njëlloj si Rama pak vite më parë, kryedemokrati i kërkoi ndjekësve të tij në “Facebook” t’i bënin pyetje në një bisedë të transmetuar live. Më vonë rezultoi se një pjesë e profileve që i kishin dërguar atij pyetje ishin false.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *