Vendosni fjalën kyçe....

Meta zbulon letërkëmbimet mes Ruçit e Dvoranit


Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka zbuluar fakte të reja që sipas tij konfirmojnë aktet kriminale të kreut të KED-së, Ardian Dvorani. Meta tha se do të marrë pjesë vetë në seancën e Komisionit të Venecias, për të zbuluar faktet që zbulojnë veprimet antiligjore të Dvoranit.

“Do të marr pjesë vetë në seancën plenare të Komisionit të Venecias, ku do t’i njoh të gjithë të pranishmit por dhe gjithë Europën Demokratike e të Shtetit të së Drejtës, me fakte edhe më të rënda sesa kjo të përpjekjes për të organizuar një grusht shteti në këtë vend.

Ne Teatër s’kemi apo jo? Rilindja është teatri dhe estrada nr.1 e këtij shteti dhe e këtij populli. Shikoni çfarë i thotë kryetari i Kuvendit në datën 8 nëntor Ardian Dvoranit: ‘Në këto kushte për të garantuar të drejtën e çdo kandidati për votim, Kuvendi kërkon të informohet nga KED ( jo nga kryetari por nga Këshilli) mbi ecurinë e deritanishme për procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga presidenti i Republikës (se nuk e dinte gjoja) sipas Kushtetutës dhe ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës.’

Tani përgjigja që i jep Dvorani pa marrë mendimin e Këshillit: ‘Ditën e sotme ( pra për datën 8 kur sapo ka marrë letrën nëse s’i kanë bërë të dy letrat në një zyrë), pranë KED nuk ka ardhur ndonjë njoftim nga Institucioni i Presidentit të Republikës për të emëruar një nga kandidatët, gjithashtu edhe në faqen zyrtare, në ditën e sotme nuk rezulton të jetë bërë publike emri i dytë për vakancën, prandaj thotë vlerësoj se zonja Arta Vorpsi konsiderohet e emëruar si anëtare e gjykatës Kushtetuese.’

Tani këta nuk dinin gjë as njëri e as tjetri. Jeni lodhur shumë nga dokumentet, por po ta shikoni shikoni që kjo është marrë nga KED-ja, letra që presidenti i ka dërguar në datën 5 nëntor vetë zotit Gramoz Ruçi, i cili nuk e dinte në datën 8 nëntor se çpo bënte presidenti. Këtë e ka ditur dhe përfaqësuesi i Kuvendit, i është drejtuar dhe avokatit të Popullit znj. Erinda Ballanca dhe i është drejtuar dhe zotit Dvorani. Kjo letër i është drejtuar dhe gjithë ambasadave që nuk i zë gjumi këtu për ecurinë e Reformës në Drejtësi.

E çfarë thuhet në këtë letër? Çfarë i thotë presidenti, përveçse ia sqaron. Presidenti me këtë vendim paraprak, (pra me aktin e pezullimit për të verifikuar nëse kishte pengesa ligjore e kushtetuese për të ushtruar kompetencën e tij), synon respektimin e normës kushtetuese të zbatimit të radhës në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe rregullimin e një situate jo të zakonshme të krijuar nga veprimtaria administrative e dërgimit të listave të keqmenduar nga kryetari i KED-së. Pra jo nga KED.

Presidenti ia thotë Ruçit, Dvoranit, zonjës Ballanca dhe për dijeni ua çon gjithë ambasadave europiane.

Vazhdon presidenti në letër, ky vendim për pezullimin e vijimit të procesit administrativ për shqyrtimin e listës dhe dokumentacionit të përcjellë nga KED-ja, deri në realizimin e zgjedhjes nga Kuvendi të anëtarit të dytë, ka për qëllim ruajten e kushtetueshmërisë së emërimit të anëtarëve të rinj të kësaj gjykate, ia kemi nënvizuar këtu me të zeza dhe zotit Ruçi dhe Dvoranit dhe ambasadave. Evidenton qartë vullnetin e presidentit të Republikës, se në cilësinë e organit të emërtesës se presidenti do të mbështetet për emërimin në listën e përcaktuar nga KED. Dhe në fund fare u thotë, presidenti kërkon bashkëpunimin e Kuvendit të Shqipërisë, zyrtarisht, që të vlerësojë mundësinë për të përfshirë për shqyrtim në seancë plenare brenda një kohe sa më të shpejtë zgjedhjen sa më të shpejtë të anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, pra që i takonte Kuvendit.”– tha Meta./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *