Presidenti Meta ka deklaruar ditën e sotme se do shkojë vetë në Komisionin e Venecias që t’i tregojë Europës atë që po ndodh në Shqipëri.
Me tone të larta kreu i shtetit tha se grushtit të shtetit nga ana e mazhorancës do i përgjigjet me dekrete në mbrojtje të Kushtetutës.
‘Një grup mafioz që punon kundër interesave kombëtare e publike. Respekti im për Komisionin e Venecias është i palëkundur. Herën e parë thashë do shkoj në Venecia por nuk shkova se s’mu duk e nevojshme të shkoja se më mjaftuan disa këshilltarë për ta zgjidhur si cështje. Tani jam i detyruar të shkoj atje që gjithë Europa demokratike të kuptojë se cfarë po ndodh në këtë vend në emër të Venecias, në emër të partnerëve, për ta kthyer aty ku ishte para 30 vitesh në një vend ku shtypen të drejtat e qytetarëve, ku duan ta kthejnë këtë vend në një burg, por me ngjyra’, tha Meta.