Mbetet për t’u parë nëse kjo do ndodhë, por kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka marrë një qasje të gjelbër.
Johnson njoftoi se Britania e Madhe do ndalojë shitjen e makinave të reja me motor benzine, nafte e hibrid nga viti 2035 e mbrapa, pesë vjet më parë se sa ishte planifikuar.
‘Ne duhet të merremi me çlirimet tona të dioksidit të karbonit dhe kjo është arsyeja pse Mbretëria e Bashkuar do bëjë çmos që të arrijë sa më shpejt në zero ndotje. Kjo është ajo që ne duam.’ – tha Johnson në një veprimtari në Muzeun e Shkencave në Londër, së bashku me natyralistin e njohur, David Attenborough.