Marvel po promovon puthjen e saj të parë homoseksuale mes dy burrash e ajo do shfaqet në serinë e re, ‘The Eternals’, që e ka premierën në kinematë botërore më 20 nëntor.
‘Të enjten, aktori Haaz Sleiman bëri puthjen e tij të ardhshme në ekran me Brian Tyree Henry. Të gjithë të pranishmit në setin e xhirimeve qanë nga emocioni,’ raporton MSN.
‘Është një puthje e bukur, shumë ngacmuese,’ tha njëri nga proganistët, Sleiman.
‘Për mua është shumë e rëndësishme të tregohet se sa e dashur dhe e bukur mund të jetë një familje LGBT. Ne e harrojmë atë sepse gjithmonë përshkruhemi si seksualë ose rebelë, harrojmë të lidhemi me atë pjesë njerëzore.’ – tha aktori.
Në këtë seri të Marvel marrin pjesë emra si Angelina Jolie, Salma Hayek, Kit Harrington etj.