Vendosni fjalën kyçe....

Shpallen 8 zona të reja për zhvillim pas tërmetit. Dalin hartat për Durrësin, Golemin, Krujën, Lezhën dhe Vorën


Arrin në 23 numri i zonave të shpalluara nga qeveria si të përshtatshme për zhvillim për banorët të cilët u preken nga tërmeti.

Pas ngjarjes së tërmetit u miratuan hartat e 15 zonave për zhvillim në të gjithë vendin. Në Tiranë u publikuan të dhënat për 9 zona zhvillimi, ndërsa në Durrës u shpall Shkozeti.

Zonat e reja

Sot u publikuan në Fletoren zyrtare edhe  8 zonat e reja ku do të kryhet rizhvllimi. Hartat e zonave të reja bashkë me koordinatat janë për 2 zona të reja  në Durrës, 1 në Golem, 1 në Krujë, 2 në Lezhë dhe 1 në Vorë.

Vendimi parashikon që në këto zona do të ndërtohen banesa të reja për strehimin e familjeve, si dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike të dëmtuar.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është caktuar si njësi zbatuese për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara dhe për ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike.

Zonat e mëparshme

Më herët qeveria shpalli 15 zona si të përshtatshme për zhvillim.

Në Tiranë u shpallën 9 zona, konkretisht:Njësia Administrative 6, zona Kombinat, Bashkia Tiranë; Njësitë Administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji”, Bashkia Tiranë; Njësia Administrative 6, zona Kombinat, Bashkia Tiranë; Njësinë Administrative 11, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Bashkia Tiranë; Njësinë Administrative Baldushk, Bashkia Tiranë; Njësinë Administrative Ndroq, Bashkia Tiranë; Njësinë Administrative Pezë, Bashkia Tiranë; Njësinë Administrative Vaqarr, Bashkia Tiranë; Njësinë Administrative Zall-Herr, Bashkia Tiranë

Në Durrës, zona ku do të ndërtohet ishin ish-Uzina Mekanike Bujqësore, Njësia Administrative Durrës, Bashkia Durrës, e cila ndodhet në Shkozet (harta më poshtë).

Zonat e tjera të reja ku do të zhvillohen janë në Bubq, Bashkia Krujë; të zonës 1, Njësia Administrative Fushë-Krujë, Bashkia Krujë; Zona 1, Njësia Administrative Kavajë, Bashkia Kavajë; të zonës 1/2, Njësia Administrative Laç, Bashkia Kurbin, zonë e re për zhvillim; zona 1, Njësia Administrative Vorë, Bashkia Vorë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *