Kreu i Partisë Demokratike ka shkuar ditën e sotme në Kukës për t’u takuar me banorët e kësaj zone.
Ai ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e disa familjeve në këtë qytet.
Ata i shprehën Bashës problemet e shumta me të cilat përballen ndërsa prekën edhe çështjen e largimit të të gjithë fëmijëve të tyre në emigracion, të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike.
Basha nga ana e tij tha se problemet e mëdha me të cilat përballet vendi i zgjidh ekonomia ndërsa preku edhe disa arritjet e qeverisë Berisha, pjesë e së cilës ka qenë.
‘Kukësi dhe familjet kuksiane po lëngojnë nga dhimbja e largimit të të rinjve me energji dhe talent, për shkak të mungesës së punësimit dhe arsimit. Sa më parë duhet të çlirohemi nga kjo braktisje, nga kjo e keqe! Fuqizimi i ekonomisë është prioritet i programit tonë dhe zgjidhje për plagën e emigracionit. E ardhmja u takon të rinjve!’ – shkruan Basha në Facebook.