Vendosni fjalën kyçe....

“Ata që kërkojnë popullin e presidentit në WhatsApp, të porosisin poture të gjera”


Jo pak i drejtpërdrejtë e ironik ka qenë kreu i shtetit Meta në konferencën e jashtëzakonshme me gazetarët kundër atij që e ka cilësuar si rusht shteti i qeverisë, oligarkëve e mafias ndërkombëtare.

Në fund të fjalës së tij, Meta tha se ‘ata që kërkojnë popullin e presidentit në WhatsApp të porosisin poture të gjera’. Më herët ai tha se grushti i shtetit po bëhej me qëllim kthimin e vendit në bazë të krimit e organizuar e trafikut ndërkombëtar për interesat e qeverisë, mazhorancës, oligarkëve e krimit e mafies ndërkombëtare.

‘Presidenti do jetë përherë në mbrojtje të Kushtetutës. Presidenca është kështjellë e vetme, për fat të keq në mbrojtje të Kushtetutës. Në datën 2 mars do firmoset dekreti për çmontimin e grushtit të shtetit kundër oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare, kundër shndërrimit të vendit në bazë operacionale të krimit të organizuar, trafiqeve ndërkombëtare dhe lavatriçe të larjes së parave. Në datën 2 mars ju presim të gjithëve në Bulevard. Në datën 2 mars nuk do jetë vetëm një institucion në mbrojtje të Kushtetuës por gjitha institucionet që janë në Bulevard do i kthehen popullit shqiptar. Ata që kërkojnë popullin e presidenti në WhatsApp të porosisin poture të gjera.’ – mbylli fjalën e tij Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *