Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë po merr në shqyrtim të kaluarën e ish-gjyqtarëve, nëse ata kanë pasur ose jo lidhje me regjimin nazist, që sundoi vendin nga viti 1933 deri më 1945, tha sot kryetari i gjykatës, Andreas Vosskuhle.
Vosskuhle u shpreh, në gjykatën me seli në perëndim të qytetit të Karlsruhes, se 16 gjyqtarët e të dy senateve, që formojnë Gjykatën e Lartë Gjermane, kanë marrë një vendim.
”U zbulua se dy apo tre ish-gjyqtarë kanë pasur lidhje me nazizmin. Kjo duhet të shqyrtohet si pjesë e një procesi të strukturuar”, theksoi ai.
Në qendër të hetimeve është Willi Geiger, i cili u zgjodh gjyqtar në këtë gjykatë për periudhën 1951-77. Raportohet se ai ka shpallur një numër dënimesh me vdekje gjatë kohës që ka qenë në krye të një gjykate të veçantë nën regjimin nazist.
Ministria e Drejtësisë ka udhëhequr vetë hetimin e kësaj çështjeje që u mbyll në vitin 2016.
U zbulua se më shumë se gjysma zyrtarëve në fjalë kanë qenë anëtarë të partisë së Adolf Hitlerit.
Hetime të ngjashme janë marrë përsipër edhe nga prokuroria dhe gjykatat federale.