Policia ka arrestuar një vajzë 21-vjeçare në Durrës, pasi iu gjet me vete kokainë. Vajza e re me inicialet A. B., do të hetohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohen 13.5 gr. kokainë. Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçare.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj shtetaseje, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.