Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, ka paralajmëruar të tjera fakte të reja për realizimin e grushtit të shtetit nga ana e kryeministrit Rama e mazhorancës.
Ai ka njoftuar se konferenca do mbahet në orën 17:00 të ditës së sotme ndërsa ka ironizuar ato që i etiketon si portalet e Rilindjes për imagjinatën, akuzat, teoritë konspirative, shkrimet e porositura.
‘Të dashur gazetarë! Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë. Këto ditët e fundit keni qenë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën! Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta! Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta! Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit! NUK KENI PARË GJË AKOMA! ME QETËSI DHE DREJTËSI!’, shkruan Blushi.