Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan po zhvillon një takim me kreun e qeverisë së Libisë Fayez al-Sarraj pasditen e kësaj të enjte në pallatin Dolma Bahce në Stamboll.
Sipas medieve turke, Presidenti nuk kishte lajmëruar asnjë takim dhe nuk ishte as në agjendën e tij.
Nuk bëhet me dije as arsyeja dhe tema e diskutimit e takimit mes dy liderëve politik.