Vendosni fjalën kyçe....

Kalifornia i rikthen ishullin aborigjenëve pas përvetësimit me luftë rreth 2 shekuj më parë


Ashtu si pjesa tjetër e SHBA edhe Kalifornia më parë i përkiste prej mijëra vjetësh popujve abogjenë amerikanë por një ishull i vogël në brigjet e kësaj të fundit po i kthehet fisit të vogël aborigjen Wiyot nga qyteti Eureka në veri të shtetit.

I njohur prej dekadash si “Ishulli Indian” vendi kishte qenë qendra fizike e shpirtërore e fiseve Wiyot para se të blihej nga një fermer amerikan me pranimin e tyre në vitin 1860. Pak më vonë nisën dhe masakrat nga qytetarët e Eureka ndaj banorëve Wiyot.

Por tashmë toka, ku përfshihet dhe fshati i shenjtë Tuluwat do i përkasë tërësisht banorëve të vjetër pasi qyteti ka transferuar të gjitha të drejtat për fisin aborigjen.

Në një ceremoni emocionale javën e shkuar, kryebashkiakja e Eureka, Susan Seaman finalizoi transferimin teksa kreu fisnor Ted Hernandez mezi mbante lotët dhe falenderonte miqtë që e nxitën të mos hiqte dorë nga marrja e tokës, megjithse mundësitë ishin të vogla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *