Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni anti-lojrave të fatit në 8 qarqe, arrestohen 115 persona sekuestrohen shuma parash dhe armë


Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ndë një deklaratë për shtyp dha detaje nga operacioni i zhvilluar ditën e djeshme kundër lojrave të fatit.

Sipas Veliut, nga operacioni janë arrestuar 115 persona në disa qarqe të vendit, ndërsa 24 të tjerë janë proceduar dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Nga operacioni janë sekuestruar shuma të mëdha parash, aparate celularë, kompjutera dhe armë zjarri.

Policia e shtetit ka finalizuar mbrëmë një operacion masiv në shkallë vendi. Janë vënë në pranga 115 persona, 24 të proceduar dhe 2 janë shpallur në kërkim. Janë sekuestruar shuma të mëdha parash, armë zjarri, dhjetëra paratë celularë, kompjutera. Ndër të arrestuar janë edhe disa nga organizatorët kryesorë të kësaj veprimtarie të rrezikshme, që dënohen me 7-10 vite burg”-deklaroi ndër të tjera Veliu gjatë konferencës për shtyp.

Detaje nga operacioni:

Në Tiranë dhe në qarqe u ushtruan 486 kontrolle në lokale dhe ambiente që dyshohej se zhvillohej kjo veprimtari kriminale.

Si rezultat, në Tiranë u arrit të sekuestrohej një sallë qendrore monitorimi, e cila monitoronte aktivitetin që zhvillohej në pikat e tjera që zhvillohej ky aktivitet.

Në këtë sallë u gjetën dhe kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR dhe administratori i sallës, shtetasi G. M. Po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan 170 milionë lekë të vjetra, të grumbulluara nga bastet që ishin vendosur nëpër pikat e monitoruara prej kësaj qendre kriminale.

Janë arrestuar edhe menaxheret e grumbullimit dhe transportimit të lekëve nga pikat, konkretisht shtetasit:

T. A., E. M., S. B., E. F. dhe N. E., menaxherë të pikave në Tiranë dhe A. N., menaxher në Durrës.
Në Tiranë janë arrestuar 84 administratorë dhe menaxherë të lokaleve ku organizonin lojërat e fatit dhe kishin vënë në dispozicion të ambienteve për zhvillimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Në Korçë janë arrestuar 9 persona dhe 7 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë sekuestruar 1 milion lekë të vjetra.

Në Elbasan janë arrestuar 7 persona dhe 1 është shpallur në kërkim.

Në Durrës janë arrestuar 5 persona dhe 2 janë proceduar në gjendje të lirë.

Në Berat janë arrestuar 4 persona, 6 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Në Fier janë arrestuar 3 persona dhe 3 janë proceduar në gjendje të lirë.

Në Shkodër janë arrestuar 3 persona, 3 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë sekuestruar 1 milionë lekë të vjetra.
Në Lezhë janë proceduar në gjendje të lirë 3 persona.

Në total janë arrestuar 115 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 24 dhe 2 janë shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celular, një numër i konsiderueshëm televizor plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *