Vendosni fjalën kyçe....

“Si guxoni” – Shkencëtarët emërtojnë me emrin “Greta Thunberg” një lloj kërmilli (Video)


Përveç personit të vitit në revistën ‘Time’ dhe një nominim për çmimin Nobel për Paqen, aktivistja adoleshente për klimën, Greta Thunberg, ka marrë një vlerësim të ri nga komuniteti shkencor.

Për të shënuar të gjitha arritjet e saj, një ekip studiues ka vendosur t’i dhurojë asaj një çmim të veçantë, duke emërtuar specien e një kërmilli me emrin e saj.

“Craspedotropis gretathunbergae” është një specie e re kërmilli toke, i ndjeshëm ndaj temperaturës, i zbuluar në pyjet e Borneos.

‘Kërmilli i i përket të ashtuquajturave caenogastropodë, një grup kërmijsh toke që dihet se janë të ndjeshëm ndaj thatësirës, ​​ekstremeve të temperaturës dhe degradimit të pyjeve,’ tha eksperti i kërmijve, Menno Schilthuizen, bashkëthemelues i Taxon.

Greta me sa duket është ‘e kënaqur’ me nderin që i është bërë, pretendon ekipi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *